• |
ide | kryesore

Dita e ujit të bekuar, katedralja e Korçës përfshihet nga flakët

Lajme, Të fundit



Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Korçës. Katedralja Ringjallja e Krishtit, e cila ndodhet në qendër të qytetit, është përfshirë nga flakët teksa dhjetëra besimtarë ortodoksë ishin mbledhur për aktivitetin e organizuar në kuadër të ditës së Ujit të Bekuar.

Mësohet se pas mbajtjes se meshës ku ka qenë i pranishëm edhe Presidenti Ilir Meta, është përfshirë nga flaket pjesa e brendshme e Katedrales, në vendin ku ndizen qirinjtë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur zjarrfikësja, dhe po punon për neutralizimin e flakëve të zjarrit.

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *