Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur këtë të hënë që të lirojë nga qelia Klement Dalipin, njëri ndër personat kyç që kishin bërë të mundur krijimin e laboratorit të drogës në Xibrakë.
Dalipi u dënua fillimisht me 11 vite burg, por në fund të vitit 2017, gjykata e Apelit ia uli dënimin në 7 vite e 3 muaj.
Shkak për lirimin e Dalipit mësohet të jetë bërë gjëndja e tij shëndetësore, e cila është përkeqësuar. Klement Dalipi u arrestua së bashku me 8 persona të tjerë, përfshi këtu vëllain e tij Arjan Dalipi si edhe nipin e Enver Hoxhës, Ermal Hoxha. Personat në fjalë kishin ngritur një laborator kokaine në fshatin Xibrakë të Elbasanit.
Në aksionin e policisë, zhvilluar më janar të vitit 2015 u kap një sasi e frikshme prej mëse 130 kilogramësh kokaine e qindra mijëra eurosh të sekuestruara.
lum lum e lum qe ju ka rama o krymba qenefi.ter ktiminelet te lir ne ket shtet coftir stalini e enveri.