• |
ide | kryesore

Buzhala: Kosova ka probleme me SHBA-në. Haradinajt iu refuzua viza për Gjykatën Speciale

Lajme, Të fundit



I ftuar në Forumet UET në një bashkëbisedim me pedagogë dhe studentë botuesi i Gazetës Express Berat Buzhala ka folur për situatën politike mes Prishtinës dhe Tiranës.

Buzhala deklaroi se si rrjedhojë e kundërshtisë për Gjykatën Speciale e cila do të hetoj krimet e luftës në Kosovë, kryeministrit Haradinaj Shtetet e Bashkuara nuk i dhanë vizë:

“Është kryeministri i Kosovës i cili nuk arriti të marrë vizë, përshkak të sjelljeve të tij, nuk e thanë por u nënkuptua, përshak të kokëfortësisë për demokracionin dhe shfuqizimit të tribunalit special, nuk ka vizë për ty. Ne kemi ardhur në ditën ku kemi probleme me aleatin tonë kryesor, pra me atë që e bëri Kosovën shtet, partneri më i madh për Kosovën”, tha Buzhala.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *