• |
ide | kryesore

Rama emëron drejtorin e ri të Galerisë Kombëtare të Arteve

Lajme, Të fundit

 


Qeveria ka emëruar sot drejtorin e ri të Galerisë Kombëtare të Arteve. Ai është Erzen Shkololli, i cili zëvendëson në këtë detyrë Artan Shabanin, e shkarkuar në dhjetor të vitit të shkuar.


Shabani është emëruar në vitin 2013 në krye të Galerisë së Arteve, si zgjedhje e vetë kryeministrit Edi Rama, ashtu siç përzgjodhi edhe koreografin e njohur Ilir Kerni ne krye të Teatrit të Operës dhe Baletit, i cili më vonë dha dorëheqjen më vonë.

Vendimi:

EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 3, të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Kulturës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Z. Erzen Shkololli emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I
EDI RAMA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu