• |
ide | kryesore

Zbardhet skenari i protestës së opozitës me 27 janar, tubimi do të zgjasë 4 orë

Lajme, Të fundit
protesta-e-PD.jpg

Në datë 27 janar opozita PD-LSI ka lajmëruar se do të protestojnë para kryeministrisë kundër qeverisë Rama. Ndërkohë që zbardhen detaje nga organizimi i protestës së opozitës. Mësohet se nga PD dhe LSI janë ngritur dy grupe pune për të organizuar protestën. Grupet përbehen nga sekretarët, nga PD, Ristani, Salianji e Bozdo, por edhe nënkryetarët e partisë dhe kreu i FRPD. Ndërsa nga LSI me organizimin e protestës po merret deputeti Brahimllari në koordinim me kryetarët e degëve në rrethe.

Protestuesit do të mblidhen në selitë përkatëse dhe më pas do të marshojnë nga sheshi ‘Skënderbej’ në drejtim të drejt Bulevardit. Protesta pritet që të zgjasë deri në 4 orë. Sipas Report Tv opozita nuk do ngujohet para Kryeministrisë, pra nuk do të kemi një tjetër çadër. I fundit fjalimin do ta mbajë Basha, ndërsa para tij drejtues të dy partive dhe Monika Kryemadhi. Opozita do të denoncojnë sipas saj skandalet qeveritare, ndërsa kërkon largimin e Ramës, pasi sipas tyre ka ardhur me vota të vjedhura dhe të blera nga krimi e droga.

 

3 Comments

  1. Hajde skenar hajde, gjenial per katunaret dhe shpellaret qe mbasi vodhen pronat e te tjereve ne Bythore dhe perreth Tiranes si dhe qyteteve te tjere te shqiperise kerkojne te behen zot te tyre dhe me pas ti kthejne ne halera.
    Historia nder shekuj ka treguar se ju injorante provinciale qe keni zbritur nga malet per te disaten here jeni “asimiluar” duke u natyralizuar me kulturen e popullsise autoktone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu