• |
ide | kryesore

Rama shpërblen Lefter Maliqin për largimin nga PD

Lajme, Të fundit



E mbani mend Lefter Maliqin? Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Beratit në mandatin 2009 – 2013 ishte një nga emrat interesantë në këtë legjislaturë. Interesant në fakt atë e kishte bërë thjeshtësia e lëvizjes nga një parti në tjetrën. Në fillim socialist, pastaj me LSI-në dhe në fund me PD-në.

Pas lënies jashtë listave në 2013-ën u pa sërish si LSI-st për një periudhë të shkurtër. Shpallja e listave nga ana e kryetarit të PD-së Lulzim Basha për zgjedhjet e 25 qershorit nuk i pëlqyen pasi e konsideroi emrin e tij shumë poshtë në listë. Deklaroi largimin nga PD dhe bëri thirrje që mbështetësit e tij të voton PS-në dhe Edi Ramën.

Tashmë kreu i qeverisë duket se nuk e ka harruar. Mësohet se Maliqi është emëruar zv.drejtor i përgjithshëm në drejtorinë e burgjeve. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. LEFTERI , beri ate qe ka kerkuar me kohe,pastaj shkoi nga ka dalur, ne vendin e origjines.Parti e rriti ne ate parti shkoi.. U prmbys bota per nje OSMAN GAZEP.. qe shkoi tekNORIEGA..? Pune partish te vjetra, me veprime te reja..TE HAME, C[TE HAME.

  2. “Ka fituar me konkurim” …Pjestar ne tre parti ky katunar batakci. Pjese e administrates se “afte” te tepsise Rama.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *