• |
ide | kryesore

Basha nga kryeqyteti: Rama është futur në bunker, njerëzit janë ngritur për të protestuar

Lajme, Të fundit



Kur kanë mbetur edhe 4 ditë nga protesta e paralajmëruar e opozitës Lulzim Basha vazhdon takimet e tij me qytetarët. Ditën e sotme ai ka qenë në kryeqytet, në zonën e Laprakës dhe ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Rama. Basha tha se kryeministri i vendit ka hyrë në një bunkier për shkak të 1200 punëtorëve të rafinerisë së ARMO-s. Basha u shpreh se qytetarët janë ngritur në këmbë për të protestuar për shëndëtin e tyre pasi në Shqipëri sundon një krah politik i krimit të organizuar.

50 milionë euro taksa ia ka falur, kujt do thoni ju? Jo Besos, jo! Vetes së tij! Se Beso është fasada, siç ka qenë gjithmonë. Ato 50 milionë euro do të mjaftonin për të paguar 3 vjet e gjysëm 1 200 familjarë, që përpara se të jenë naftëtarë, janë baballarë, janë kryefamiljarë që mbajnë me ato para fëmijët e tyre, familjet e tyre. Kini besim tek forca juaj. Ky ishte futur në bunker që sot, nga 1200 naftëtarë, imagjinoni 12 mijë, 120 mijë protestues në shesh. Kjo është! Pra, forca e protestës, mesazhi i protestës është, pjesëmarrja. Dhe mesazhi është ky: Nuk je më kryeministër! Njerëzit janë ngritur në këmbë për të protestuar për shëndetin e tyre dhe shumica prej tyre kanë të njëjtin problem, kanë të njëjtin hall. Nuk kanë pension, nuk kanë ndihmë ekonomike, nuk kanë punë, dhe çfarë i pret? I pret dajaku i Edi Ramës. Përse? Nuk duan të kenë fabrikë helmesh aty ku jeton familja e tyre, aty ku rriten vogëlushët e tyre. Shembuj të tillë ka me qindra që tregojnë një gje dhe vetëm një gjë, është krahu politik i krimit të organizuar që sundon sot në Shqipëri,” – tha Basha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *