• |
ide | kryesore

Rama në Davos me njerëzit e gabuar (FOTO)

Lajme, Të fundit

Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në forumin e Davosit, ku ndër të tjera zhvillon takime edhe me udhëheqës të ndryshëm shtetesh. Por ajo që bie në sy është fakti se Rama shoqërohet në këtë forum nga ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe drejtori i komunikimit në Kryeministri, Endri Fuga. Forumi në Davos është për çështje ekonomike, ndaj duket disi e pakuptimtë se përse Rama ka marrë me vete Bushatin dhe aq më shumë drejtorin e tij të komunikimit. Kjo të krijon përshtypjen se Kryeministri ka shkuar në këtë forum më shumë për marketing politik, për të bërë foto e për të marrë vizibilitet krah liderëve të tjerë botëror sesa për të bërë ndonjë përpjekje për investime të huaja në Shqipëri, investime të cilat që pas vitit 2013 janë në nivele shumë të ulëta.

©LAPSI.al 


1 Comment

  1. ….e keni gabim….Rama eshte njesh ne ekonomi, si makro ashtu edhe mikro….madje ka shpikur edhe nje skeme qe te mbuloje tatim fitimin e pikturave qe shet lart e poshte….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu