• |
ide | kryesore

Vëllai i Aldison Belulit: Të dielën do shkonim në shtëpinë e Arielës, por ajo qëndroi në Tiranë!

Lajme, Të fundit



Një detaj i ri në marrëdhënien mes Aldison Belulit dhe Ariela Muratit është zbuluar nga vëllai i vrasësit. Ditën e dielë, kur ndodhi ngjarja familja e djalit ishte bërë gati të shkonte në shtëpinë e Arielës për t’u sqaruar mbi marrëdhënien mes dy të rinjve.

Ariela qëndroi në Tiranë dhe duket se vendimi i vajzës për të mos u kthyer në Zharrëz ka provokuar 23 vjeçarin që ka ardhur vetë në Tiranë. Në një intervistë për Panorama, Arben Belulaj tregon se çfarë pritej të ndodhte ditën e dielë.

Kishin biseduar me të ditën e ngjarjes, të dielën?

Po, kam folur. Nuk e dija që kishte shkuar në Tiranë. Mua më pati thënë se ishte në Fier. Kam folur në telefon, e kam pyetur se ku ishte e më tha se po pinte kafe. “Jam në Fier, po pi kafe me një shok dhe do vij”, kështu më pati thënë atë ditë. Më tha që të mos bëheshim merak se do të vinte. E kemi marrë në telefon gjithë ditën dhe gjithë kohës na ka thënë se ishte në Fier me një shok.

Ju kishte folur për ndonjë gjë në lidhje me vajzën?

Ai ishte tip shumë i mbyllur në vetvete dhe nuk i tregonte askujt për gjërat që bënte. Mua më thoshte shiko familjen tënde, ke fëmijët.

Ka pasur dëshmi se ju si familje kishit kërkuar dorën e vajzës te prindërit e saj. Si është e vërteta?

Ne vajtëm në shtëpi që të bënin një ballafaqim mes djalit dhe vajzës. Pasi vajza kishte mohuar çdo gjë, çdo lidhje me Aldin. Jo se i është kërkuar dora. Kemi shkuar për një sqarim. Kjo ka qenë situata. Atë ditë e kishim lënë për në fundjavë, që të flisnim tamam se si do të vazhdohej. Pra, për të dielën, ditën kur ndodhi ngjarja. Vajza nuk erdhi nga Tirana në fundjavë, por ndodhi ajo që ndodhi.

Në të vërtetë, a kanë pasur lidhje më përpara?

Është normale kjo. Të jesh me një vajzë 3 vjet e të mos kesh lidhje. Është lidhje 3- vjeçare, nuk është lidhje 1 apo 2-ditore.

Pra, vëllai juaj donte që këtë lidhje ta formalizonte, të shkonte drejt fejesës?

Aldi e donte shumë. E donte me shpirt. Nuk mund ta ndalonte dot askush atë që ndiente ai për atë.



1 Comment

  1. ORE KETA MUTER KATUNARE PREJ FIERI PSE E KUJTOJNE FEMREN SI PLACKE TREGU?

    Kusha jane keta idiote vrastare KILLERA gjakatare qe i thone femrave: Eja nga Tirana ne Fier se duam ne! shikoni si pergjigjet vellai si kafshe pylli dhe pastaj mendo per kete MUT katunar qe vrau vajzen sikur te ishte zog pule.

    PSE PSE TA DONTE KJO VAJZE STUDENTE ME PERSPEKTIVE KETE MUT KILLER GJAKATAR PA KULTURE DHE IDIOT BREKECJERRE?

    Ligji duhet te detyroje familjen kriminale te vrastarit t’i paguaje demshperblim te rende viktimes deri ne konfiskimin e gjithe pasurive, ne menyre qe here tjeter perpara se te ndermarin veprime kafsherore si shpellare mesjetare te mendohen mire se cfare pasojash do te lene pas.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *