• |
ide | kryesore

Denoncimi/ Lirohet nga burgu biznesmeni nga Elbasani i arrestuar për trafik droge?

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar sot lirimin nga burgu të Edmond Stafës në Elbasan. Ai është vëllai i ish-deputetit socialist, Bukurosh Stafa. Berisha i referohet një mesazhi nga ‘qytetari dixhital’. Edmond Stafa ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Edhe pse në kërkim ndërkombëtar, ai kishte arritur që t’i shmangej arrestimit, madje ishte kthyer në një biznesmen të sukseshëm në Shqipëri. Arrestimi i Stafës u bë në maj të vitit të shkuar.

Më poshtë reagimi i plotë i Berishës.
Edvin Kristaq Rama liron nga burgu vellain e ish deputetit socialist, Mond Stafa!
Lexoni mesazhin e qytetari dixhital. sb
“Edhe ne elbasan u lirua mond stafa vllai i ish deputetit bukurosh stafa qe ishte arrestuar per llogari te interpol romes sepse ka nje denim 10 vjecar per te kryer ne itali per trafik drogelash te renda heroin dhe kokain.kjo esht reforma ne drejtesi e edi rames doktor”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *