• |
ide | kryesore

E BUJSHME/ De Biasit i propozojnë kombëtaren e Kosovës, negocion një ministër (FOTO)

F1, Sport



Nëpërmjet një fotoje të postuar në rrjetet sociale, Behgjet Pacolli, Ministri i Jashtëm i Kosovës, shfaqet me ish-trajnerin e Shqipërisë, Xhani De Biazi. Nga shkrimi bashkëngjitur fotos, duket se të dy kanë biseduar për Kombëtaren e Kosovës, e cila momentalisht është ende pa trajner.

Pacolli shprehet se De Biazi iu duk i interesuar për të drejtuar Kosovën, dhe se mund ta bisedonte me presidentin e federatës së futbollit, Fadil Vokrrin, për të parë nëse mund të ndodhë diçka.

“Me mikun tim Gianin, heroin e gjithë shqiptarëve. De Biassi mu duk goxha i interesuar për ta drejtuar edhe Kosovën. Do të bisedoj me Vokrrin, ndoshta mund të bëhet diqka e bukur.”



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *