• |
ide | kryesore

“Luftë krimit të organizuar”, rekomandimet e deputetëve evropianë për Shqipërinë

Lajme, Të fundit

Deputetët e Parlamentit europian dhe ata të Parlamentit shqiptar që janë anëtarë Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri, do të mblidhen në Tiranë më 12 dhe 13 shkurt. Në përfundim të takimit do të miratojnë rekomandime, që reflektojnë shqetësimet e PE. Në projektin paraprak që Top Channel disponon, theksi duket se është vënë te lufta ndaj kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike dhe kundër krimit të organizuar.

Top Channel ka mundur të konsultojë projektin me rekomandimet e Komitetit Parlamentar të Stabilizim Asociimit BE-Shqipëri drejtuar autoriteteve shqiptare, të cilave u kërkohen rezultate të prekshme ndaj korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, duke nënvizuar se nuk mjafton vetëm hetimi dhe gjykimi, por duhen dënime. Projekt-rekomandimet, që mund të pësojnë ndryshime gjatë mbledhjes së 12-13 shkurtit, i bëjnë të qartë Tiranës se së bashku me zbatimin e reformës në drejtësi, lufta ndaj korrupsionit, krimit të organizuar, kultivimit dhe trafikimit të kanabisit, konsiderohen tejet parësore. Për këtë, kërkohet përforcim i masave, veçanërisht përsa i përket identifikimit të rrjeteve kriminale që qëndrojnë pas këtyre trafiqeve.

Përsa i përket zgjedhjeve, projekti me rekomandimet në fazën aktuale nuk përmend probleme konkrete si blerja e votës, por duket se pranon një mungesë besimi ndaj procesit dhe thotë shprehimisht se mban në konsideratë raportin final të OSBE-ODIHR-it, ku janë të listuara të gjitha problemet me zgjedhjet e fundit. Për këtë, nënvizohet nevoja për të rikthyer besimin e publikut tek integriteti i procesit zgjedhor dhe rikujton se zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë esenciale për të përparuar me anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

Përsa i përket klimës politike, Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit pritet të ritheksojë rëndësinë e dialogut politik dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndër-partiak për reformat, ndërsa nënvizon se debati politik duhet të zhvillohet brenda në Parlament. Pasi nënvizon nevojën për rezultate konkrete në zbatimin e reformës në drejtësi dhe vettingut, Komiteti apelon për caktimin e një date për çeljen e negociatave mes Shqipërisë dhe BE-së./tch

1 Comment

  1. populli shqiptare ne rrugen e krimit u zhyt ne diten qe e coptuat ne pes shtete ,instaluat komunizmin , dhe gjithcka ne shqiperi ku permes kesaje influence ,u formuan shum xhenerata ,dhe rendimenti krimit i evropes per shqiptaret eshte ku ai qe tani juve kerkoni ta luftoni fillojeni nga vetja dhe vini ne vend te drejtat shqiptare bejeni shtet sic ishte qe te funksionojne normalisht ,ketu eshte shkatrruar gjithcka si rezultat i ketyre veprave te shemtuara ndaj kombit shqiptare kjo eshte pasqyra punes suaj,nese vozhdoni perseri duke ndihmuar vendet ballkanike kunder nesh ja dhe pak do shihni pretendime territoriale te grekerve ndaj nesh pretendojne qe permes ushtareve pushtues te vrare vdekur ta kthejne ne politik perfitimi territoresh ju heshteni per korrupsionet qe futen ne ballkan femijet tane ndollen jasht kontrollit per shkak te papunsis dhe varferis ku mbijetesa dhe dobesia i ben pre manipulimi dhe cdo te keqe pastaj me te malle thuhet shqiptaret keshtu dhe ashtu ndersa shqiptaret i sollet ne kete pike ju qe po i akuzoni ,se normalisht po te mos ishim te coptuar dhe ndikuar nga politikat djallezore te mbisundimit dhe asimilimit ne do iashim shum here me mire se ju qe tani flisni kaq bukur,cdo krim ka burim kur krimi behet lum burimi eshte baza e kontrollit dhe organizimit jetes politika ligjet ligjvenesit,,drejtesia haku kur keto jane ne rregull fetarisht shkencerisht filozofikisht psikologjikisht dhe praktikisht do ishim ne rregull qin per qin sepse drejtesia rendimentin e ka drejtesi sukses dobi kurse padrejtesia dem humbje shkatrrim irritim urrejtje injoranc padituri dhe cdo te keqe ,,askush qe ndikoj per nje shekull qe te kemi kete gjendje ,nuk ka te drejte te ngeje koken apo gishtin kunder shqiptareve , sepse te akuzuarit nuk mund te akuzojne ,a nese ngrihet pyetja si mund te largohet e keqa ne shqiperi nder shqiptare dhe mbizoterojne pozitivja mbillni drejtesine hakun pozitivitetibn dhe ate do shihni si rendiment ,shqiptaret i bet viktima kur i coptuat tani deshironi ti beni kurban,kini meshire kombi ilir me i vjetri ne evrope se meriton kete cmim,ju ftoj ti shihni dhe vlersoni gjerat ne vleren e vet me drejtesi hak jo sipas interesit sepse konkurenca e re globale qe po pershkallzohet me shpejtesi ,me ardhjen e fuqive te reja ne treg te gjithaneshem evropen duhet ta gjejne me problematikat e fillim shekullit te mbyllura per te rikonfirmuar energji te reja me baza te shendosha konkurence e nese nuk rregullohet e shkuara me drejtesi hak ,me padrejtesi padrejtesia behet gjithnje shperthuese ,ku nese ballkani drillet evropa shkundet dhe pastaj ekonomit e reja kunkuruese do ju lene pas te izoluar dhe shkatrruar ,kjo eshte vlera e padrejtesie pazareve interesit formimit dhe antivlerave,humbja zhgenjimi ,perplasja shkatrrimi ,qe askush se deshiron ti ndolle por sherbimin po ja bejne,ky eshte koment kujtese permes fjales se lire per kerkuesit gjeopolitik ,qe te ken ne vemendje ceshtjen shqiptare ne qasje per zgjillje me drejtesi hak si e vetmja menyre domosdoshmerie me respekt

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu