• |
ide | kryesore

Dritan Zagani do të flasë në protestën e opozitës

Lajme, Të fundit



Ish-oficeri i antidrogës, Dritan Zagani, i cili denoncoi i pari përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun e drogës me grupin e Habilajve, do të flasë në protestën e sotme të opozitës përballë Kryeministrisë. Mësohet se fjalimi i tij do të mundësohet përmes një video-konference, pasi ish-oficeri ndodhet në Zvicër, vend ku ka fituar azilin. Dritan Zagani zbuloi lidhjet e Habilajve me ish-ministrin e Brendshëm. Ndonëse atë kohë cështja u fashit, dosja me përgjimet e italianëve bëri që Saimir Tahiri të merrej i pandehur nga Prokuroria për implikim në trafikun e drogës. 

©LAPSI.al

 



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *