Opozita proteston sot përpara Kryeministrisë kundër qeverisjes së Edi Ramës. Ndër pankartat e shumta që protestuesit mbajnë është edhe një gjetje tjetër. Një pankartë në formë kurore, ku shfaqet kryeministri Edi Rama, ish-ministri Saimir Tahiri dhe Habilajt. Sipër kokës së tyre është vendosur kanabis. Pankarta qëndron përpara Kryeministrisë. Po kështu protestuesit kanë edhe pankarta të tjera, ku spikat ajo me një tepsi, brenda së cilës është një foto e hershme e kryeministrit Edi Rama.
©LAPSI.al