• |
ide | kryesore

“Arratia e tretë e Edi Ramës!”

Lajme, Të fundit



Nga Sali Berisha 

Te dashur miq, Edi Rama dje mori arratine. Per te zhdukur cdo gjurme ai mbylli per here te pare edhe verver TV-ne apo teleneverine, siç po e quan populli ERTV-ne e tij.

Ai kishte njoftuar se do te shkonte ne Shkoder por ne fund zgjodhi vrimen e miut ku mbajti frymen ne arrati per 24 ore. Pas 20 shkurtit te vitit 1991 dhe 14 shtatorit te vitit 1998 kjo ishte arratia e trete e tij. Por, siç i thone fjales “e treta e verteta”!

Kjo sepse e para ishte nje evakuim me autoblinda i Bllokut diten e rrezimit te shtatores se Enver Hoxhes. E dyta, diten e varrimit te Azem Hajdarit zgjati vetem 10 ore kurse kjo e fundit ne te vertet rreth 48 ore, pasi perveç disa pamjeve nga Davos ai u zhduk nga ekranet e TV dhe valet e radiove 48 ore.

Militantet socialiste u deshperuan thelle me liderin e tyre mbatharak. Papagajte e tij u thane mediave se qendrimi i Berishes ne zyre me 21 janar ishte shkaku i viktimave prandaj Rama mire beri qe ia mbathi!

Kurse analistet u mjaftuan me konstatimin por nuk analizuan shkaqet e kesaj zhdukje, kesaj heshtje te plote te tij ndaj ketij tmerri infernal te paperjetuar prej tij kurre me pare!

Ketu me poshte po rendis disa nga arsyet e heshtjes mortore te Edi Rames, heshtje qe tronditi aq shume narkoqeveritaret, narkodeputetet, narkozyrtaret e tij.

Se pari, Rama u tmerrua sepse pa dje nga vrima ku ai ishte futur ate qe ai kurre nuk e kishte imagjinuar. Ai pa se bashkimi i opozites ne te gjithe spektrin e saj, te cilen ai vetem nje jave me pare e quante se nuk ekziston, prodhoi dje jo nje proteste por nje tsunam popullor, shprese per mbare shqiptaret dhe urrejtje ndaj narkoshtetit te tij, qe ne cdo cast e ne pak minuta mund ta fshinte dhe mund ta fshije nga faqja e dheut!

Se dyti, Rama u tmerrua sepse ai si vote-killer, vrases i votes se qytetareve shqiptare, pa dje, pothuaj ne harkun kohor te 100 diteve te formimit te qeverise se tij te ngritur mbi drogen dhe krimin, ate qe kurre nuk e kishte besuar se do te shihte, protesten gjigande, siç e quajten mediat e huaja te atyre qe me 25 qershor ai me droge, banda dhe pushtet krimi iu kishte vrare voten dhe se bashku me te edhe shpresen.

Ai u lebetit dhe u zhduk dje me keq se me 14 shtator te vitit 1998, sepse protesta e djeshme iu duk si monster gjigande apo si marshi i fantazmeve qe vershoi nga te kater anet e vendit dhe pushtoi Tiranen e atyre qe u kishte vrare voten dhe shpresen, te cilet u ngriten si feniksi dhe me fuqine e tyre mund te benin pluhur dhe fshinin ne pese minuta nga faqja e dheut pushtetin e narkoshtetit te tij.

Se treti, Rama u tmerrua dhe heshti duke mbajtur frymen ne skuten ku ishte futur sepse dje konstatoi se shqiptaret e te gjithe spektrit politik opozitar, madje edhe qindra e mijra socialiste, shume prej te cilve ishin dje, konsiderojne dosjen Tahiri-Habilaj, dosjen e Xibrakes, aferat e Armos, djegesve, tarifave te sterlarta te universiteteve etj etj, shume me te rrezikshme se sa bombat dhe armet kimike te Sirise.

Mirepo ne vjeshten e vitit 2013 ai arriti te shuaj zemerimin popullor duke dale genjeshtar dhe anulluar premtimin e dhene, kurse tani nga keto dosje, skllav i te cilave eshte, nuk ka shpetim.

Perpjekjet e fundit donkishoteske, si zgjedhja e tij kryegjykates dhe kryeprokuror, mbyllja njera pas tjetres e dosjeve te aferave te medha, pengimi i drejtesise per arrestimin e Tahirit dhe kthimi i pasaportes se tij, lirimi i Sotes, ekstradimi i financierit te Habilajve ne Itali etj etj, jo vetem qe nuk kane frikesuar njerezit por perkundrazi i kane revoltuar per vdekje ata, ndaj dhe vershuan si asnjehere me pare drejt Tiranes per ti kthyer restin qe meritonte ai dhe narkoshteti i tij.

Si perfundim, dje qytetaret e Tiranes dhe te mbare Shqiperise nen udheheqjen e opozites, ndryne Edvin Kristaq Ramen ne vrimen e miut, ne banesen e heshtjes mortore dhe e shnderruan ate ne kufome politike te pakallur…!

Nderim dhe mirenjohjen me te madhe per ata qindra mijra qytetare, qe me protesten e tyre madheshtore iu treguan shqiptareve dhe botes se ne Shqiperi shumice eshte opozita kurse narkoshteti po shkon ne kazanin e plehrave te historise! Revolucioni vazhdon! Fitore!! sb



6 Comments

  1. Ha mut ha o sali..
    Mashtrus dhe armik me te madh se ti, shqiperia nuk ka pare ndonje here keta 50 vitet e fundit. (fuu)

  2. Droni nuk mashtrohet dot me fjale boshe. Nga dita e djeshme e ne vazhdim , dronat filmues te mitingjeve nga lartesia jane ne hasmeri me shqupin.

  3. Jam deshmitar i 20 Shkurtit 91, dhe 14 Shtatorit 98.
    Ndersa ne te parin ishte nje front mbare kombtar per permbysjen e komunizmit dhe nuk perfaqesonte PD dhe per me teper ti o Sali ishe i derguari i Ramizit per pengimin e revoltave studentore (vidio qe egziston), ne 14 Shtator ishte nje turp kombetar i organizuar nga fundernat me ne krye ty o Sali Shpella.
    Dhe per kete te fundit e ke percaktuar ti shume sakt kur thua;……monster “gjigande” apo marshi i fantazmave……….
    Dhe eshte shume e vertete, sot keni perfunduar ne fantazme.
    Nuk e di nese Edi Rama do te perfundoje apo jo ne kazanin e historise, por nje gje eshte e sigurt, ti aty e ke vendin!

  4. O Sale mire per se gjalli politikisht, ishe nje katrahure e vertete, por edhe i vdekur politikisht, veç telashe i sjell PD? Edi e di se investimi te ty eshte dobi e madhe per te!

  5. pavarsisht ,padrejtesieve te jashteme apo brendeshme ndaj nesh ne si popull duhet te reflektojme ,besimin vlerat unitetin dobin ,sepse nese krahohemi ne dobi ne mendime fjale dhe vepra ,rendimenti pacmangeshem vjen dobi zgjillje suksese

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *