• |
ide | kryesore

Kërcimi i Rihannës në Grammy kthehet në objekt tallje për fansat

Paparazzi, Slider



Ishte një ndër performancat më energjike të mbrëmjes ajo e Rihannas, Dj Khaled dhe Bryson Tiller. Artistët kënduan ‘live’ hitin e tyre të jashtëzakonshëm “Wild Thought” ndërkohë që Rihanna ka performuar një kërcim afrikan me të cilën një pjesë e mirë e publikut është tallur.

Këngëtarja nuk u komentua shumë për çmimin që rrëmbeu sa i përket bashkëpunimit me Kendrick Lamar, “Loyalty” që fitoi “Best Rap/Sung” pasi më shumë mbresa la kërcimi i saj i çuditshëm.

Shumë fansa të saj por edhe përdorues të ndryshëm të rrjetit social Twitter shpërthyen në krijimin e memeve qesharake për këngëtaren e famshme. Disa u tallën mbi mënyrën sesi ajo kërcente ndërsa disa të tjerë nuk lanë pa përmendur edhe faktin se ajo ka shtuar disa kilogramë më shumë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *