• |
ide | kryesore

Del VIDEO e momentit të arrestimit të vrasësve të Devi Kasmit

Lajme, Të fundit


Kreu i policisë së Tiranës Ardi Veliu ka dhënë detaje për operacionin e koduar “Enigma” në të cilin u godit një grupi i strukturuar kriminal i cili ka organizuar dhe ekzekutuar Dejvi Kasmin në 29 janar 2018. Në pranga janë vënë 4 persona ,es të cilëve edhe një shtetas grek. Në pranga është vënë Elton Halipaj, 36 vjeç, lindur në Skrapar dhe banues në Tiranë; Efthymiou Efthymious, 41 vjeç, lindur e banues Arta të Greqisë; Malvin Dinellari, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë; Elton Hoxhallari, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Policia ka shpallur në kërkim (Altin) Aurel Hoxhallari, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë. Ky i fundit dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal. Elton Halipaj ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit ndërsa greku Efthymiou Efthymious, dyshohet në rolin e ekzekutorit të Dejvi Kasmit si vrasës me pagesë. Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen. Efthymiou kishte punuar nga viti 1992 deri në vitin 2012 si efektiv i forcave speciale në Greqi, por ishte larguar nga detyra pas dyshimeve se ishte përfshirë në trafik droge.

Malvin Dinellari dhe Elton Hoxhallari dyshohen se kanë siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes. Gjatë këtij operacioni janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizonit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamuflazhi, etj.

Gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes. Janë sekuestruar 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit, 4 automatikë, 2 snajper, 4 pushkë automatike, 1 armë antitank me 2 predha, 1 bombë me telekomandim në distancë, sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol, 4 radio marrëse, 1 dron, 110 kg kanabis dhe 2 maska.

http://www.dailymotion.com/video/x6e42bn 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *