• |
ide | kryesore

Rama-kryebashkiakëve: Asnjë kokërr leku nëse nuk thithni fonde, vini në qytet për bixhoz

Lajme, Të fundit



Kryeministri prezantoi sot programin më të ri të qeverisë “100 fshatrat”. Në fjalën e tij kryeministri Edi Rama deklaroi se për ata që duan të investojnë në agro-turizëm do të ketë ndihmë dhe lehtësira fiskale. Kreu i qeverisë tha se kjo ndihmë do të jetë e limituar, për periudha 2-3 deri në 4-vjeçare.

Mes të tjerash Rama tha se të gjithë kryebashkiakëve të vendit që të bashkëpunojnë duke prezantuar projekte të qarta në agro-turizëm, që nga pikat e grumbullimit e deri tek reforma e ujit të pijshëm.

Nuk do të japim asnjë lekë për investime në ujësjellës për bashki që nuk performojnë dhe nuk çojnë para reformën e ujit. Dhe s’do të japim asnjë kokërr leku për mbështetje për bashki që nuk janë aktive në thithjen e fondeve alternative, dhe në agroturizëm. Rrugë për rrugë ne nuk do bëjmë më. Sepse nuk ju pa hajri këtyre rrugëve në kaq vite. Rrugë për të marrë makinën dhe për të lozur bixhoz në qytet skemi pse investojmë më. Do i japim hapësirë rurale ide. Nuk duhet të presin në kafen e fshatit që Cristiano Ronaldo t’u zgjidh hallet me atë El Clasico.”, tha Rama.

 



2 Comments

  1. Kush eshte ky qe ben kercenime ndaj pushteteve te pavarura? Kush eshte ky qe cakton si e sa buxhet duhet te kene e per cfare ta shpenzojne kryetaret e bashkive, te zgjedhur me vote po aq sa ai?

  2. Ti ke te drejte Rama, por mos harro se ke te besh me dembela dhe parazite ne shqiperi, qeveria e Sales i mesoi te rrininin neper kafe e te rrotullonin zinxhirin, e nga ana tjeter mos te paguanin Drita dhe Ujin se do ti falte Sala perseri..
    Me vjen keq qe shumica ne shqiperi jane bere qullaveca, parazite dhe presin qe qeveria ti fusi ne pune e tu mbanje familien!!!

    Indivitet e shkolluar dhe intelegjente jane larguar dhe vazhdojne te largohen neper evrope.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *