• |
ide | kryesore

Reshjet e ditëve të fundit shkaktojnë shkarje të mëdha në rrugët e Verilindjes

Lajme, Të fundit



Reshjet e shiut nuk kanë shkaktuar dëme vetëm në jug e juglindje të vendit. Në verilindje, kryesisht në Qarkun e Kukësit, rrugët janë mbuluar me gurë që kanë rënë nga malet. Në verilindje reshjet e shiut sollën  probleme e kryesisht në infrastrukturën rrugore. Sasi të mëdha gurësh e inerte bllokuan disa rrugë në drejtim të Shishtavecit, Peshkopisë, Malziut, Borjes.Mjetet e bashkisë dhe të kompanive sipërmarrëse nisën nga puna për normalizimine situatës.

Lumenjtë e përrenjt dhjetëfishuan prurjet e që ndikuan në rritjen e menjëhershme të nivelit të ujit në liqenin e Fierzës. Aktualisht kuota e tij është 291.5 metra. Edhe katër metra i nevojitet të arrijë në kuotën maksimale. Bashkë me prurje të shumta të ujit, erdhën edhe një sasi e madhe mbetjesh që mbuluan menjëherë sipërfaqen e liqenit, një probem që po kthehet në gangrenë ekologjike për zonën.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *