• |
ide | kryesore

Reshjet, përmbytet një lagje në Lezhë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Reshjet e shiut këtë të premte, bënë që blloku “11 janari” në lagjen “Besëlidhja” të Lezhës të kishte prani uji në brendësi të saj.

Niveli u rrit menjëherë sapo nisën shirat e shumtë. Kjo situatë është e vazhdueshme prej vitesh në këtë lagje, por zgjidhja nuk ka ardhur ende.

Bllokimi i pusetave dhe pamundësia e kanaleve kulluese për të evaduar ujërat e shumta që vijnë në periudhë me intensitet reshjesh, janë shkaku kryesor i kësaj situate.

Largimi i ujit që përmbyti rrugët në këtë bllok banimi varet tërësisht nga intensiteti i shirave të cilat vazhdojnë të jenë prezente.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *