• |
ide | kryesore

Përmbytjet në Lezhë, 570 Ha tokë nën ujë

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



SITUATA NË QARKUN LEZHË DATË 17.12.2022, ORA 08:30

Ne qarkun Lezhë ka pasur rreth 40 mm reshje. ( në territorin e bashkisë Kurbin për një orë e 30 minuta ka renë 60 mm shi)
Kuota lumit Drin 1.1 m nga +2.0 m kuota kritike
Hidrovori i Balldrenit punon në kuotën -1.2m, ka rreth 500 ha te përmbytura.
Hidrovori Tale punon ne kuoten -1.2 m ka rreth 20 ha te përmbytura ne këneten Tresh-Spiten.
Në Bashkinë Kurbin:
Hidrovori Shllinza – 1,05 m. . Në fushë e Gjonëmit (ish këneta) kemi rreth 50 ha toka të përmbytura
Qe prej mëngjesit te sotëm, duke filluar prej orës 6, reshje intesive kanë përfshirë gjithë territorin e Kurbinit. Nga informacionet e marra nga strukturat tona ne terren, probleme deri me tani, ka pasur vetëm ne NJ/A/Milot, aty ku autostrada segment i rrugës se Kombit, bashkohet me zonen e Milotit, ujrat e te cilit kane vërshuar ne afërsi te dy banesave. Jemi ne monitorim te situatës dhe gatishmëri për ndërhyrje. Niveli i lumit Mat, ka shtim te prurjeve por jo deri ne piken e rrezikut. Ne Mamurras nuk relatohen deri me tani problematika.
Në Bashkinë Mirditë.
Në bashkinë Mirditë nuk raportojne probleme. Ne disa zona ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike të perkoheshme, por që defektet janë riparuar në kohë rekord.
Ka pasur sasi te mëdha shiu dhe breshëri ne disa zona.
Shkarkimet, nga HC që janë në lumenjtë Mat e Fan, sipas informacioneve nuk janë problematike.
Furnizimi me energji është i vazhdueshem.
Lumi Gjader e Mat kanë rritje kuotash, por pa krijuar problem deri tani.
• Pra si qark deri tani raportohen 570 ha tokë të përmbytur.
Të gjithë hidrovoret punojnë me kapacitet te plotë.
Probleme të furnizimit me energji elektrike nuk raportohen.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *