• |
ide | kryesore

Reshjet, hapen portat e hidrocentralit në Vaun e Dejës

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Situata në Bashkinë e Shkodrës si pasojë e reshjeve, paraqitet problematike. Nën ujë ka 3 020 hektarë tokë, sipërfaqe kjo që ka pësuar një rritje me 250 hektarë në krahasim me ditën e djeshme. 155 banesa, oborre e stalla kanë prezencë uji. Po ashtu, reshjet e shiut kanë shkaktuar përmbytje dhe në Qarkun e Lezhës, duke bërë që nën ujë të raportohen 570 hektarë tokë.

Nga kaskada e Vaut të Dejës, janë hapur dy porta shkarkimi, porta e Zadejes dhe Portat e Qyrsaqit. Shkarkimet në total arrijnë në 1500 metër kub për sekond. Portat janë mbajtur të hapur deri në orën 12:00 të kësaj të shtune, duke rrezikuar përmbytje në zonat e Shkodrës dhe të Lezhës. Fatmirësisht në zonën e Shkodrës janë ndërprerë reshjet ndërsa edhe niveli i prurjeve të ujit ka filluar rënien./Abc



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *