• |
ide | kryesore

PD dhe PS gjejnë gjuhën e përbashkët, vendosin të ulin shpenzimet në fushatat zgjedhore

Lajme, Të fundit
fushata.jpg



Partia Socialiste dhe ajo Demokratike kanë gjetur gjuhën e përbashkët sa i përket uljes së shpenzimeve në fushatat zgjedhore. Edhe pse komisioni i posaçëm parlamentar për reformën zgjedhore thuajse është bllokuar, në tryezën e organizuar prej Këshillit të Evropës partitë shprehën gatishmërinë për përmirësimin ligjor.

Ndërsa Kryetari i KQZ, Klement Zguri, nënvizon se është e papranueshme që të flitet ende për blerje votash. Për përfaqësuesin e PS Blendi Çuçi po punohet për të arritur në legjislacionin e duhur dhe për të, shpenzimet e tepërta duhen reduktuar.

Në të njëjtin mendim me Çuçin ishte dhe Bylykbashi. Por në tryezë dhe një herë ai theksoi se nuk duhet lejuar shitblerja e votës. Në zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit partitë politike respektuar ligjin për të mos vendosur banderola dhe flamuj në rrug,  por sa i përket transparencës së shpenzime raportet kanë denoncuar shkelje.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *