Lojërat Olimpike dimërore që po zhvillohen në Pjong Çeng janë bërë shkak që presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-In të takohet me homologun koreano-verior, Kim Jong- Uë, në kryeqytetin e veriut, Penianin.
Një letër nga Kim Jong Un-i, ku shprehet gatishmëria e tij për të përmirësuar marrëdhëniet mes dy Koreve iu dorëzua Presidentin Moon nga motra e udhëheqësit koreano-verior gjatë një dreke të shtruar për delegacionin olimpik të Koresë së Veriu.
Sipas një zëdhënësi të presidentit, motra e Kim kishte përcjellë gojarisht ftesën që zoti Moon të shkojë në Penian për takim me udhëheqësin koreano-verior sa më parë që të ishte e mundur.
Presidenti Moon është përgjigjur se do të marrë pjesë në këtë takim, duke krijuar kushtet për takimin në të ardhmen, tha zëdhënësi.
Ftesa hap mundësinë për takimin e parë në 10 vjet mes udhëheqësve të dy Koreve. Udhëheqësi koreano-verior Kim Jong un nuk është takuar me asnjë udhëheqës botëror me peshë që kur mori pushtetin në dhjetor 2011.