• |
ide | kryesore

Tensionet në Kore/ Seuli: Peniani ka testuar sërish raketa lundruese

Arkiva, Planet
Kore



Koreja e Veriut ka gjuajtur disa raketa lundruese në ujërat afër brigjeve perëndimore të tij, tha ushtria e Koresë së Jugut, duke shtuar se Veriu ka kryer tri testime të tilla gjatë këtij muaji.

Shtabi i Përgjithshëm i Koresë së Jugut tha se ushtria jugkoreane dhe ajo amerikane po analizojnë lëshimin e këtyre raketave që u detektuan rreth orë 07:00. Ushtria e Seulit nuk ofroi më shumë detaje, përfshirë edhe sa raketa janë lëshuar, sa gjatë fluturuan ato apo nëse u lëshuan nga toka apo deti.

Lëshimi i këtyre raketave pason testimet e kryera më 24 dhe 28 janar të raketave lundruese Pulhwasal-3-31, që Koreja e Veriut tha se janë të dizajnuara të lëshohen nga nëndetëset.

Pas testimit të dytë, lideri verikorean Kim Jong Un, përsëriti synimin e tij që të ndërtojë një marinë të armatosur me armë bërthamore për të luftuar, atë që ai e përshkroi si rritje të kërcënimeve të jashtme.

Nuk është e qartë nëse lëshimet e raketave të dielën u kryen nga një nëndetëse apo nga një maune nënujore.

Tensionet në Gadishullin Korean janë më të larta në vitet e fundit, pasi Kim ka përshpejtuar zhvillimin e armëve të tij në një ritëm të paprecedent, përderisa ka bërë kërcënime bërthamore kundër Shteteve të Bashkuara, Koresë së Jugut dhe Japonisë.

SHBA-ja dhe aleatët e saj aziatikë janë përgjigjur duke forcuar stërvitjet e përbashkëta ushtarake, në të cilat gjithnjë e më shumë po përfshihen armë strategjike amerikane, sikurse aeroplanmbajtësit, bombarduesit me rreze të gjatë veprimi dhe nëndetëset bërthamore.

Më 14 janar, Koreja e Veriut po ashtu testoi një raketë të re me rreze të mesme veprimi, që operon me karburante të ngurta, duke rritur përpjekjet që të avancojë armët e saj të potencialisht mund të shënjestrojnë asetet amerikane në Paqësor, përfshirë edhe bazën ushtarake në Guam./REL



1 Comment

  1. EGOJA PA MAS I NGJAN ,LUNDRIMIT NE NJE ANIJE ME MAS, QE TREGUSESIT JAN FUNDOSJE, UNITETI NE INTERES MBAHET DERI SA MUNDESIT TE MOS I PERMBUSHIN INTERES IN ,VARTESIJA NE PADREJTESI BEN TJERET TE GJEJN SHTIGJE TE REJA MUNDESISH KU KONKURENCA JUA SJELL ATO,,FSHEHTESIN E STRATEGJIVE ,E ZBULON DHE DEMASKON ZHILLIMI I HAPT, AKUZAT I ZBULOJN FAKTET ZHVILLIMET KAN PERGJEGJES AUTOR AKTOR, GJITHCKA SIC U VENDOS ME PADREJTESI PO SHBEHET NGA ZHVILLIMET E KONKURENCES , NJE GJE ESHTE E SIGURT PADREJTESIJA NUK TRIUMFON DHE NJE GJE ESHTE E MUNDUR , TE PENDOHENI TI KTHEHENI MESHIRES ZOTIT AI JU MESHIRON , MOS MENDONI SHUM PA FRYTE SUKSESI MENDONI PAK DHE QART RRUGET SI JAN KRIJU TE FUNKSIONOJN SIKSESI DHE DO NDJEHENI ME TE SIGURTE

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *