• |
ide | kryesore

Shtëpia miliona dollarëshe e Aubameyang (FOTO)

Paparazzi, Slider


28-vjeçari, i cili u ble nga Borussia Dortmund për 60 milionë euro në merkaton e janarit, ka marrë me qira dhe po shqyrton mundësinë e blerjes së një prone në veri të Londrës me vlerë 16 milionë paundë, 20 milionë euro. Bëhet fjalë për një vilë me gjashtë dhoma gjumi, ndërtuar katër vjet më parë dhe e dizenjuar nga Kelly Hoppen, eksperti në këtë fushë, që në të kaluarën ka arkitektura edhe shtëpinë e David Beckham dhe studiot e “BBC”.
Kjo vilë krahas gjashtë dhomave të gjumit ka edhe gjashtë tualete, pesë dhoma dushi, tre dhoma gardërobë, një zyrë, një dhomë arti dhe holl të pazakontë si recepsion hoteli, një dhomë ngrënie, një kuzhinë dhe sallë kinemaje. Nuk duhet harruar as pishina dhe palestra si dhe kopshti prapa saj.

 


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *