• |
ide | kryesore

Shtëpia e fëmijërisë e Kobe Bryant shitet për 810 mijë dollarë

-Instant, Paparazzi, Slider



Shtëpia e fëmijërisë së Kobe Bryant në Pensilvani, ku legjenda kaloi një pjesë të mirë të jetës së tij, sapo është shitur për 810 milionë dollarë, sipas TMZ.

‘Black Mamba’ jetoi në zonën e Filadelfia me pesë shtretër, 3 1/2 banjë, gjatë viteve të tij të adoleshencës, për tu kthyer më pas në një nga basketbollistët më të mirë në vend. Familja e Bryant u largua nga shtëpia në vitin 2008, ndërsa doli në treg për shitje këtë shtator për 899 mijë dollarë. Sipas të dhënave, shtëpia u shit saktësisht më 6 nëntor për 810 mijë dollarë. Shtëpia është e bukur, por pjesa më sentimentale duhet të jetë ajo që është realizuar për basketboll, e cila ishte një nga pjesët favorite të Bryant.

Bryant dhe vajza e tij, Gianna, ishin mes nëntë viktimave në një përplasje helikopteri në janar të vitit 2020. Asnjë gjë nuk është bërë e ditur se kush e bleu shtëpinë, por një gjë është e sigurt – duhet ta dinë domethënien e vendit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *