• |
ide | kryesore

Babë e bijë të buzëqeshur: një statujë e Kobe e Gianna Bryant vendoset në vendin e tragjedisë

-Instant, Sport



Dy vjet pas tragjedisë që mori jetën e Kobe Bryant dhe vajzës së tij Gianna, një statujë e tyre është ngritur në vendin e rrëzimit të helikopterit në Calabasas të Kalifornisë, ku humbën jetën edhe 7 persona të tjerë. Statuja është bërë nga skulptori Dan Medina dhe portretizon Kobe, me uniformën e tij të Lakers me një krah rreth Giannas, e cila gjithashtu ka veshur një uniformë loje ndërsa mban një top basketbolli nën krah. Të dy shikojnë njëri-tjetrin me buzëqeshje.

Medina rrëfeu për NBC Los Angeles se e çoi statujën 160 kilogramëshe prej bronzi në majën e një kodre në Calabasas në orën 4 të mëngjesit të së mërkurës dhe se vendosja është e përkohshme. Statuja mban mbishkrimin e emrave të të gjithë viktimave të 26 janarit 2020: John Altobelli, gruaja e tij Keri dhe vajza e tyre Alyssa; Cristina Mauser; Sarah Chester dhe vajza e saj Payton; dhe piloti Ara Zobayan, bashkë me Cobe e Gianna Bryant.

Helikopteri ishte nisur për në një turne basketbolli për femra, në të cilin duhej të luante 13-vjeçarja Gianna. Por ajo nuk arriti kurrë në destinacion, duke u përplasur në kodrat në perëndim të Los Anxhelos mes mjegullës së dendur. Zyrtarët federalë të sigurisë së aviacionit, më pas, evidentuan gabimin e pilotit si shkakun e katastrofës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *