Ato që i ofrohen Kylian Mbappe nga Liga Pro Saudite janë shifra jashtë kësaj bote. E në këtë pikë, reagimi në rrjetet sociale është padyshim i pandalshëm. Pjesëmarrës nuk janë vetëm të vdekshmit e zakonshëm, por edhe yje nga sportet e tjera. Pas Giannis Antetokounmpo, edhe Lebron James e tha qartë fjalën e tij. Ylli i Lakers do të vraponte nëse do të merrte një ofertë të ngjashme. Lebron e ka ilustruar mendimin e tij, me një video të pangatërrueshme.
Me headed to Saudi when they call @RichPaul4 & @mavcarter for that 1 year deal! ✌🏾🤷🏾♂️😁 pic.twitter.com/IX0VSMZYNb
— LeBron James (@KingJames) July 25, 2023
Vetëm një ditë më parë, Giannis Antetokounmpo ndërhyri përmes rrjeteve të tij sociale për temën e nxehtë të merkatos së verës. Transferimi i mundshëm i Kylian Mbappé nga PSG te arabët e Al Hilal edhe për të është një rast për të mos u humbur. Ylli i Milwaukee Bucks, Antetokounmpo, dy herë MVP i sezonit të rregullt të NBA, postoi një selfie në Twitter.
Lexo më tej: Mbappé ironizon Al Hilal e i thotë jo 400 milionë eurove: “Më mirë një vit në pankinë”
E bëri duke e shoqëruar me një mesazh ironik: “Al Hilal, mund të më marrësh mua. Unë ngjaj me Kylian Mbappé”. Tweet-i i tij u pranua menjëherë nga kampioni francez, i cili e citoi atë të shoqëruar nga një varg emote që qeshin me gjithë zemër. Me pak fjalë, për momentin edhe Mbappé nuk duket se e ka marrë shumë seriozisht çështjen…