• |
ide | kryesore

Mbappé ironizon Al Hilal e i thotë jo 400 milionë eurove: “Më mirë një vit në pankinë”

-Instant, F1, Sport
Mbappé



Nuk ka Al Hilal në të ardhmen e Kylian Mbappé. Nga Spanja sigurojnë që sulmuesi francez nuk ka ndërmend të shkojë në Arabinë Saudite, pavarësisht ofertës së pazakontë. ‘Jo’ kontratës dyvjeçare me vlerë 400 milionë euro, një zgjedhje e fortë për të cilën francezi do të marrë përgjegjësinë e plotë: “Nëse do t’i duhet të qëndrojë në pankinë gjatë gjithë vitit te PSG, do ta bëjë. Edhe sepse nëse vijnë rezultatet, veçanërisht në Champions League, për të do të jetë mirë. Por nëse nuk do të ndodhë, si do ta lërë jashtë trajneri një lojtar të tillë?”, burime të afërta me Mbappé thanë për Relevo.

Paris Saint-Germain kishte pranuar tashmë 300 milionë eurot e ofruara nga Al Hilal, por refuzimi i Mbappé i ndërlikon sërish planet e Al-Khelaifi. Presidenti natyrisht nuk dëshiron të humbasë një pasuri si francezi me zero në vitin 2024. E kjo nuk është (vetëm) një çështje ekonomike, por edhe një cështje imazhi dhe prestigji. Mbappe, sigurojnë të njëjtat burime, dëshiron të fitojë Champions dhe për këtë arsye nuk është i interesuar as për një vit të vetëm. Al Hilal i kishte dhënë mundësinë që verën e ardhshme të shkonte te Real Madrid, me të cilin tashmë kanë një marrëveshje.

ÇFARË E TENSIONOI SITUATËN…

9 korrikun e kaluar, një dalje publike e sulmuesit kishte nervozuar katariotin Al-Khelaifi dhe shumicën e shokëve të tij, dhe jo pak: “Unë dua vetëm të fitoj, nuk ka rëndësi me kë. Vitet e fundit kam bërë gjithmonë më mirë se të gjithë të tjerët. Të luash për PSG-në nuk ndihmon shumë, sepse është një skuadër që krijon ndasi. Nuk dua të jem pjesë e një skuadre sa për të marrë pjesë, kam lindur për të fituar dhe dua tia tregoj të gjithëve”.

Lexo më tej: Çmenduri arabe, Al Hilal 400 milionë euro për Mbappé e 300 për PSG: ka një klauzolë pro-Real

Një situatë potencialisht shpërthyese si për Luis Enrique ashtu edhe për dhomat e zhveshjes. Sa mund të ndikojë një sezon jashtë si i përjashtuar për Mbappé në ekuilibrin taktik dhe në dhomat e zhveshjes? Edhe për këtë insiston lojtari, që pret një zhvillim. Menjëherë, ose në qershor të 2024.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *