• |
ide | kryesore

Udhëzimet gjatë kohës së tërmetit nëse gjendeni në hapësirë të mbyllur

F1, Stil

Tërmeti nuk mund të parashikohet, por mund të mësojmë se si të mbrohemi. Intensiteti i tërmetit manifestohet me efekt shkatërrues në epiqendrën e ndodhjes së tij. Shprehet në shkallë të ndryshme, zakonisht me Shkallë të Merkalit deri 12 ballë. Manjituda e tërmetit, nga ana tjetër, paraqet njësinë e matjes së sasisë së energjisë së liruar në epiqendër, në vatër të tërmetit. Shprehet në shkallën Rihter e cila nuk e ka kufirin e epërm, por meqenëse deri më sot nuk është shënuar tërmet më i fuqishëm se 10 ballë, zakonisht paraqitet deri në 9 njësi.

Gjeni strehim në vende të sigurta në shtëpi siç janë: parvazi, muret mbajtëse, vendin nën tavolinë, nën mobiliet e forta dhe qëndroni derisa zgjat lëkundja, ose mbuloni fytyrën tuaj dhe kokën me duar dhe shkoni në kënd të mureve të brendshme të dhomave. Largohuni nga xhamat, dritaret, muret e jashtme dhe dyert, dhe nga çdo gjë që mund të bjerë, siç janë llambadarët ose raftet.

Nëse jeni në shtrat, uluni pranë shtratit dhe mbroni kokën.

Qëndroni në shtëpi derisa të zgjasë lëkundja dhe deri sa të jetë e rrezikshme të dilni (hulumtimet kanë treguar se lëndimet më të mëdha krijohen kur njerëzit përpiqen të dalin nga ndërtesa gjatë kohës së lëkundjes). Nga ndërtesa përdhese ose nga kati i parë mund të dilni në ambient të hapur, por duhet të kini kujdes të qëndroni në largësi të sigurt nga ndërtesa.

Gjatë gjithë kohëzgjatjes së tërmetit duhet të shmangni përdorimin e ashensorëve dhe shkallëve.

Mos dilni në tarracë ose ballkon.

Mos i mbani raftet mbi kokë.

Nëse jeni afër ndërtese të lartë ose brenda saj, largohuni nga xhamat dhe nga muret e jashtme.

Nëse jeni në objekt publik (shkollë, ndërmarrje, qendër tregtare, qendër për çlodhje ose dyqan) qëndroni të qetë dhe përpiquni të mos ju kapë paniku. Rrini larg nga masa e njerëzve të cilët i ka kapur paniku dhe janë nisur në drejtim të daljeve.

Duhet të jeni të vetëdijshëm se mund të ndërpritet energjia dhe që alarmet mund të mos bien.

Gjithnjë duhet të keni gati elektrikun e dorës dhe tranzistorin me bateri rezervë

Mbyllini menjëherë të gjitha burimet e energjisë elektrike, gazit dhe ujit. Nëse e keni përdorur cilindo burim të nxehtësisë, shkyçeni kur të qetësohet lëkundja.

Nëse bie zjarr përpiquni ta fikni dhe të njoftoni zjarrfikësit

Nëse është e nevojshme dhe nëse keni mundësi bashkohuni ekipeve për shpëtim nga gërmadhat dhe merrni pjesë në kërkim dhe dhënien e ndihmës viktimave nën gërmadha të objekteve të rrënuara.

Burimi: Organizata për Siguri dhe Bashkëveprim në Evropë/ Prezenca në Shqipëri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu