• |
ide | kryesore

Ish-ministrja e Jashtme greke: Po negociohet fshehurazi me Shqipërinë

Lajme, Të fundit

Ish-ministrja e Jashtme e Greqisë, Dora Bakojanis kërkoi interpelancë me ministrin e Jashtëm, Nikos Kotzias, për marrëveshjen e re detare me Shqipërinë.


Bakojanis, e cila firmosi paktin detar me vendin tonë në vitin 2009, akuzon Qeverinë greke se po bën marrëveshje të fshehtë me Shqipërinë për kufirin detar në Jon, duke bërë që pala shqiptare të përfitojë shumë hapësirë detare nga kjo marrëveshje.


 

Sa i përket paktit detar të 9 viteve më parë, ish-ministrja e Jashtme greke e konsideron një marrëveshje të balancuar dhe të dobishme për të dyja palët, pavarësisht se nuk është zbatuar për shkak të bllokimit nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë.

“Qeveria po merret me çështje kombëtare në mënyrë të paqëndrueshme dhe të papërgjeshme”, shprehet deputetja dhe ish-ministrja Bakojanis, duke ngritur disa pyetje për Nikos Kotzias:

“Pse qeveria po rishqyrton një marrëveshje të balancuar për zonat detare të vitit 2009, që u ra dakord dhe u nënshkrua nga Greqia dhe Shqipëria“?

“Cilat pjesë të marrëveshjes po planifikohen që të rishikohen”?

“Është e vërtetë se qeveria ka ndërmend të ndryshojë qëndrimin grek për caktimin e kufijve të zonave detare nën “vijën e mesit“?

1 Comment

  1. E Gjitha qe ndodhe ne Greqi eshte FALS sepse Shqiperia me Tendencat e Qeverise Rama po i jep Zonen Eskluzive te pasurise qe ka ajo Nentoke e asaj Hapesire Ajrore-Detare. Dhe Politika Greke nga te gjitha anet e spektrit politik E DI FORT MIRE QE PO MARRIN DICKA NGA SHQIPERIA!? Nqs merret diku pak me shume Det per mua si Shqiptar NUK DO TA DOJA dhe KEMBEJA jo me BE por me Asgje pasi Pasuria Ajrore-Detare-Tokesore dhe Nentokesore nuk eshte Prone as e Kesaj Qeverie dhe e Asaj qe do te vije! TRADHETIA KOMBETARE po ndodhe nga te Dyja Anet e Politikes Shqiptare! Zihen Gjoja se Kush po e Fal dhe TRADHETON dhe ne Fakt Jane qe te Dyja qe Duan te Marrin Flamurin e TRADHETISE per te Fituar Personalisht dhe si Parti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu