• |
ide | kryesore

Berisha tregon aktin e Ramës ‘më poshtërues në historinë tonë kombëtare’

Lajme, Të fundit



Sali Berisha deklaroi se Edi Rama dhe Ditmir Bushati kanë kryer aktin më poshtërues të historisë sonë kombëtare.

Berisha shkruan në Facebook se ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Kotzias ka informuar një deputet grek me një letër të botuar në media se në negociatat me Ramën dhe Bushatin ai ka siguruar si fushat e naftës dhe gazit më të mëdha në Jon dhe Mesdhe, por edhe kanë rëndë dakord që të zhduken fjalët “çam” dhe “çamëri” nga çdo tekst shkollor dhe botim.

SIpas Berishës, kjo kërkesë e palës greke është albanofobe, fondamentaliste dhe e pashembullt në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Por, pranimi i kësaj kërkese nga Rama dhe Bushati është akt që kalon edhe masakrat e gjeneralit Zervëa dhe barbaritë e Enver Hoxhës ndaj Çamërisë.

POSTIMI I PLOTë I SALI BERISHëS: 

Kapitullimi i Edvinit dhe Ditziut te tij per çeshtjen çame, eshte akti me poshterues ne historine tone!

Te dashur miq, Ministri i jashtem i Greqise informoi nje deputet grek me nje leter te botuar ne media, se ne negociatat me Ramen dhe Ditziun e tij ai jo vetem ka siguruar fushat e gazit dhe naftes me te medha te Jonit dhe Mesdheut per Greqine por edhe se me palen shqiptare kane rene dakord qe te fshihen nga faqja e dheut fjalet “çam” dhe “Çameri”, te zhduken keto fjale nga tekstet, botimet, nga historia jone kombetare, gjeografia, debatet dhe çdo gje tjeter.

Kjo kerkese per palen greke perben kerkesen me albanofobe, fondamentaliste, te pashembullt ne historine e marredhenieve nderkombetare dhe une e kam denoncuar kete me forcen me te madhe.

Por vet diskutimi dhe pranimi i kesaj kerkese nga Edvini dhe Ditziu i tij eshte kapitullimi me poshterues i rregjistruar ndonjehere ne historine tone.
Me kete akt te paimagjinueshem Rama dhe Ditziu i tij kane tejkaluar edhe masakrat e Zerves dhe barbarite e Enver Hoxhes ndaj popullates te martirizuar te Çamerise dhe dheut shekullor te saj. Edi Rama dhe Ditziu i tij kane shkelmuar mbi gjakun, vuajtjen, sakrificat mbinjerezore te çameve, kontributin e tyre te pavdekshem ne historine tone kombetare por edhe ne lirine e kombit grek, themelimin dhe konsolidimin e Greqise se lire dhe te pavarur.

Duke denuar me ashpersine me te madhe kete akt te nje tradhetie te pashembullt ne historine e kombit tone, kete pabesi dhe thike te tmerrshme mbas shpine ndaj çameve dhe Çamerise se martirizuar, u bej thirrje shqiptareve te ngrihemi ne revolta kunder kesaj klike neobllokmenesh, qe per karriken e vet jane gati te shesin ne treg jo vetem çamet dhe Çamerine por edhe identitetin e kombit shqiptar! sb



4 Comments

  1. Eshte e qarte qe ka nje plan per te shfarosur shqiptaret dhe historine e tyre. Plani perfshin dhe aneksim territorresh nga Greqia, Bullgaria dhe Serbia. Rama e ka bere terrenin gati, por nese deshton ky plan ka per ta paguar rende sapo te lere pushtetin!

  2. NESE VERTETOHET QE RAMA KA BERE NJE MARRVESHJE KAQ TE PISET NE KURRIS TE CAMEVE DO PERBALLET ME GJITH FUQINE QE KA KOMBI SHQIPTAR
    SHUM SHPEJT KJO GJE DO VERTETOHET !

  3. Merini ere pordhes se berishes. Berisha do te laj m… me sh…. e keni ven re keto kohet e fundit sa aktiv eshte ber per kete ceshtje. Ka njeri te na thot me saktesi se sa kl2 merte greqia ne 2009 . Qe te bejm nje krahasim me marveshjen e tanishme. Dhe te shohim se kush eshte tradhetari.

  4. Kujt deputeti, ne cilen media dhe si eshte permbajtja e letres qe na servir Sali pordha, apo kemi te bejme me Minisrin dhe Deputetin Dixhital?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *