• |
ide | kryesore

Shqipëria si Kolumbia, kapet sasia më e madhe e kokainës në historinë e vendit

Lajme, Të fundit



Kapet një sasi rekord kokaine në Portin e Durrësit. Sasia e kokainës së kapur brenda një kamioni është rreth 613 kg. Kjo është sasia më e madhe e kokainës e kapur ndonjëherë në Shqipëri.

Droga është gjetur gjatë kontrollit të ushtruar ndaj kamionit në terminal i cili vinte nga porti i Barit, në orën 06:00 të mëngjesit të sotëm. Dyshohet se droga vinte nga Kolumbia dhe kishte për destinacion vende të tjera të Europës, ndërsa në Shqipëri do kalonte tranzit.

Kokaina u zbulua si rrjedhojë e një hetimi ndërkombëtar ku kanë qenë të përfshira njësitë antidrogë të disa vendeve, përfshirjen edhe të DEA-s amerikane. Sinjalizimi për kokainën është bërë nga agjentë gjermanë dhe holandezë.

Policia ka ndaluar drejtuesin e kamionit dhe po heton në bashkëpunim me autoritetet e shteteve të tjera, për persona të përfshirë në trafikun e kokainës nga Shqipëria në drejtim të perëndimit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *