• |
ide | kryesore

Grabitje me armë në Fier, autorët përleshen me punonjësin e pikës së këmbimit valutor

Lajme, Të fundit



Një pikë e këmbimit valutor është gabitur në qendër të Fierit këtë paradite. Autorët kanë qenë dy persona, njëri prej të cilëve u fut brenda në pikën e këmbimit duke u përleshur me pronarin, ndërsa mori një çantë me para, ndërsa tjetri e priste jashtë në makinë. Pasi kanë marrë paratë të dy janë larguar me shpejtësi.

Por në momentin që kanë dalë nga pika e këmbimit valutor, grabitësit kanë qëlluar me armë duke lënë të plagosur një person të rastësishëm.

Policia është vendosur në ndjekje të autorëve duke arritur që të kapë njërin prej tyre në fshatin Baltës. Ai ka braktisur makinën duke u hedhur në lumë, por nuk i ka shpëtuar arrestimit. Ndërkohë që policia ka sekuestruar një çantë me para, të cilën autorët e grabitën në pikën e këmbimit valutor.

Autori mësohet se është nga Vlora me inicialet D.S. ndërsa vijojnë hetimet nga policia e Fierit për të arrestuar personin e dytë dhe zbardhur të gjithë ngjarjen. Në vendin e ngjarjes ka pasur edhe shumë dëshmitarë, ndërsa në pikën e këmbimit janë afruar shumë njerëz për t’i dhënë ndihmë e parë personit që mbeti i plagosur.

https://www.youtube.com/watch?v=-FVOOeA3t54&feature=youtu.be



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *