• |
ide | kryesore

Ishujt Komore të tërheqin njohjen e pavarësisë së Kosovës

Lajme, Të fundit



Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i ka bërë thirrje Ishujve Komore që ta rishikojnë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës, që ky shtet e ka marrë në vitin 2009.

Daçiç, i cili gjendet në këtë vend momentalisht, ka thënë se ky vendim i Ishujve të Komoreve është kundër parimeve që vet ky shtet i mbron kur është fjala për integritetin territorial.

“Ne që kemi probleme të njëjta, duhet ta mbështesim njëri-tjetrin. Në këtë kuptim, duam ta lusim qeverinë, presidentin, kabinetin e ministrit që ta tërheqin njohjen, sepse Kosova është si Katalonja dhe ne angazhohemi për dialog, por jemi kundër akteve të njëanshme”, ka thënë ai.

Daçiç, kohët të fundit, ka nisur një fushatë lobimi kryesisht në shtete të Botës së Tretë duke u bërë thirrje që ta tërheqin vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Për këtë arsye ai është përplasur me Behgjet Pacollin, kryesisht rreth lajmeve se Surinami dhe Guinea Bissau kanë marrë vendim për të tërhequr vendimin për njohjen e Kosovës.

Nga ana tjetër, pavarësisht kësaj fushate të egër të kryediplomatit serb, i cili mbështetet edhe nga Rusia, President Thaçi ka shfaqur gatishmërinë që të shkojë në Bruksel për bisedime me Serbinë, pa e ngritur këtë çështje para zyrtarëve evropianë.



2 Comments

  1. dhe rama nuk ndalon se lepiri bythen vuqiq e nikoliq e daqiq gati gjdo muaj. e si te ket ndryshe kur rama perfaqson me shum majko,milo,braqe,milena harito,dokle,kumbaro etj shto ketyre dhe ca jashteqitje te gjergj fishtes si rama,frrok,ndok,prenna ,dosh etj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *