• |
ide | kryesore

Përplasjet në PD/ Berisha u dërgon mesazh Bashës dhe Patozit

Lajme, Të fundit



Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar deklaratën e ish-deputetit Astrit Patozi i cili në një intervistë për TCH nuk e hodhi poshtë idenë për krijimin e një partie të re brenda PD-së.

“Një lëvizje politike në shumë raste është më e madhe se një parti politike, por unë nuk mund të përjashtoj asgjë në rast se shurdhëria dhe mosreflektimi do të vazhdojë. Ne jemi të vendosur t’i qëndrojmë aksionit tonë politik sepse mendojmë se e kemi detyrim ndaj forcës sonë politike ndaj demokratëve në gjithë Shqipërinë, por dhe ndaj vendit në tërësi”, – tha Patozi sot.

I pyetur për këtë Berisha ka një mesazh publik për Bashën dhe Patozin.

“Unë s’mund të them asgjë më shumë se atë që kam thënë. E konsideroj absolutisht, jashtëzakonisht të rëndësishme që PD të bashkojë rreth vetes demokratët që të viteve 90 e deri sot. Unë jam më i vetëdishëm se kushdo tjetër ndoshta, për vështirësitë që qëndrojnë para opozitës, por unë në vlerësimin tim, dy janë rrugët më kryesore. Së pari bashkimi i të gjithë demokratëve mbi bazën e kontributeve të tyre dhe së dyti bërja e çdo gjëje për të tërhequr rininë me vete. Unë kaq mund të them” – tha Berisha. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Problemi i vertete i PD eshte braktisja e saj nga elektorati. U bashkuan ose jo nuk luan rrol thebesor. Te bashkuar qene 2013. Pd ka nje detyre shume te pamundur per ta kryer te Evropjanizohet!

  2. Astrit vëllai !
    Leri këto broçkullat me “elektorat” në Shqipëri.
    Elektorati shqiptar ka qenë e është i ndërvarur nga DROGA
    Për gati pesë dekada “elektorati” shqiptar “votonte” e brohoriste diktatorin komunist, nën efektet e drogës propogandiistike, pasi ishte tërësisht i izoluar nga bota.
    Në këto 27 vjet të sistemit demokratik pluralist, janë po ata shqiptarë që ndonëse e kuptuan se ishin helmuar me drogën propogandistike, vazhdojnë të votojnë në efektin e dyfishuar të drogës, jo vetëm të vazhdimësisë së propogandave enveriste, por edhe të drogës së mirfilltë e parave të pista që dalin prej saj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *