• |
ide | kryesore

Video/ Grabitësit e pikës së këmbimit valutor në Fier lihen në burg, nuk flasin në gjyq

Lajme, Të fundit

Zini Fyraj dhe Dashamir Gergali, dy prej autorëve të grabitjes së pikës së këmbimit valutor në Fier nuk kanë folur fare në seancën e sotme në Gjykatën e Fierit, ku u dha vendimi për masën e sigurisë “Arrest me burg”.

I vetmi që ka belbëzuar diçka dhe më pas ka heshtur ka qenë Lulëzim Demiraj, 43-vjeçari që akuzohet se ka qëlluar me automatik duke plagosur pronarin e pikës së këmbimit valutor Gëzim Hoxha dhe duke vrarë 54-vjeçarin Agur Vrenozi. Ai ka shprehur pendesë dhe ka kërkuar falje. “Jam penduar. I kërkoj falje popullit dhe drejtësisë”, – tha Demiraj.


Më pas ata kanë lënë gjykatën e Fierit, duke dalë me radhë, i pari Zihni Fyraj, i dyti Dashamir Gergali dhe i treti Lulëzim Demiraj.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.