• |
ide | kryesore

Flet zëdhënësi i aleancës: Artur Meçollari nuk ka çertifikatë sigurie nga NATO

Lajme, Të fundit

Artur Meçollari është një prej anëtarëve të grupit negociator të propozuar nga Qeveria shqiptare në negociatat me Greqinë. Meçollari është akuzuar si spiun, ndërsa mazhoranca është shprehur se ai zotëron një çertifikatë sigurie të lëshuar nga NATO. Por Mark Senders një prej zëdhënësve të Aleancës ka sqaruar se ky institucion nuk jep çertifikata sigurie, por ato lëshohen nga vendet përkatëse.


“Është prerogativë ekskluzive e autoriteteve kombëtare për të siguruar lëshime personale të sigurisë për qytetarët e tyre. Për këtë arsye unë do t’ju referohem autoriteteve shqiptare për ndonjë koment të mëtejshëm që ata mund të kenë për çështjen që keni ngritur”, tha zëdhënësi i NATO-s, raporton Report Tv.


Gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë Kombëtare kreu i shërbimit inteligjent të ushtrisë, Bardhyl Nuredini saktësoi se këto certifikata sigurie “Konfidencial”, “Sekret” dhe “NATO Cosmos Top Secret” jepen nga autoriteti shqiptar DSIK (Drejtoria e Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar), pasi verifikohen të dhënat për individin nga policia, prokuroria dhe SHISH.

Pasi ky vërtetim jepet, ai i deklarohet edhe NATO-s. Nga analiza e fakteve, rezulton se certifikatat e sigurisë së Artur Mecollarit të jenë dhënë nga institucionet shqiptare dhe për të nuk ka ndonjë vërtetim sigurie nga ndonjë institucion i huaj.


1 Comment

  1. XHACKA na thote se e ka certifikaten e sigurise, por e thote me sigurine qe i ka dhene partia e saj, e jo te dhene nga NATO. sipas perfaqesuesit te organizates ne SHQIPERI. Kujt ti besojme.? XHACKES, jo, qe jo spseketa jane manipulatore, e fallcifikatore te gjithe jetes politiko shoqerore . Por edhe nese si ushtarak na paska vjedhur nje batanie, sipas kuqales, behet pyetja ethjeshte;- a i lejohet nje ushtaraku te vjedhe pronen e tjetrit? Ku ndodh kjo,, kete le te na thote kuqalja.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.