• |
ide | kryesore

Lista/ Këto janë koncensionet e Ramës që kanë trembur FMN-në

Lajme, Të fundit



Cilat janë koncesionet që kanë shqetësuar Fondin Monetar Ndërkombëtar? Programi 1 miliardë euro i koncesioneve u njoftua për herë të parë nga kryeministri Edi Rama si një instrument për të modernizuar infrastrukturën publike të vendit. “Bëhet fjalë për një numër veprash publike në shkolla, infrastrukturë rrugore, qëndra shëndetësore ekselence që mungojnë, që në kushtet e buxhetit të shtetit, do të mund të ndërtoheshin në 10-13 vjet. Duke thithur kapitalin privat, ne i ndërtojmë në 2-3 vjet”, deklaroi Kryeministri Rama.

Lista e projekteve është ndryshuar disa herë. Por varianti më i fundit i saj përmban ndërtimin e 5 akseve kombëtare dhe një spitali rajonal në fier. Përveç rrugës së Arbrit, e cila është firmosur tashmë, në programin buxhetor afatmesëm janë përcaktuar edhe 4 akse të tjera kombëtare, që do të jepen me koncesion.

I para është Thumanë-Kashar. Për këtë aks qeveria ka nisur procedurat e tenderimit duke shpërblyer me bonus 8.5 për qind të pikëve kompaninë Gener 2 e cila ka bërë ofertën e pakërkuar. Segmenti ka një gjatësi 20.8 kilometër dhe kosto të parashikuar 250 milionë euro.

Segmenti i dytë është rruga Kardhiq – Delvinë me gjatësi 28 kilometër dhe kosto 64 milionë euro. Ky është cilësuar një nga akset me prioritare, që shkurton distancën e rrugës Tiranë – Sarandë në 3 orë duke i dhënë një hov të mëtejshëm turizmit.

Projekti i tretë është rruga Orikum – Himarë me kosto 130 milionë euro. Për këtë projekt ka 2 variante ose transformimi i rrugës ekzistuese me standarde europiane, ose ndërtimi i një aksi pjesërisht të ri me tunel në Llogara.

Vepra e fundit është rruga Milot-Balldren, pjesë e autostradës Adriatiko Joniane. Kjo rrugë ka një gjatësi 18.2 kilometër dhe kosto të përfart 100 milionë euro. Në total, së bashku me rrugën e arbrit të pesë akset pritet të kenë një kosto prej 720 milionë euro. Duke përfshirë edhe spitalin e fierit, kostoja totale e tyre arrin mbi 800 milionë euro.

Qeveria synon që të gjitha këto vepra ti japë me koncesion brenda këtij viti. Por FMN kërkoi publikisht pezullimin e kontratave të reja, deri në ndërtimin e një kuadri të fortë ligjor në përzgjedhjen e projekteve dhe nënshkrimin e kontratave koncesionare.

/TCH/



3 Comments

  1. Nuk e mora vesh keto jane koncesine per permiresimin e infrastruktures se Shqiperise apo koncesione te Edi Rames!?
    Por ju s’keni faj!
    Idiotet dhe zagaret qe lehin per kete portal ashtu mendojne se Rruga e Kombit, Nato etj. jane vepra te Sali Berishes.
    Ndersa 97-ta, Gerdeci, 21 Janari, vrasja e Hajdarit, etj.,etj. jane vepra te armikut te kllases.
    Prandaj dhe i ushqeni me tituj dhe lajme idioteske.

  2. O Mero he vella si u ngryse sot? Paske komentuar ‘i paemer’ sot? Ver nje nofke nga ato qe di ti…. Te fala komandantit suprem!
    I koshte heq’ 400 kile nga kontenieri, ë?

  3. nese edirama investon ,duke garantuar ekujlibrat ,i lumet eshte aftesi ,mbasi mundesit e padukeshme te korrupsionit ,i mbulojne justifikimet e pretendimet e dukeshme ne mundesi,por ceshtja eshte qartesia ,e normave ligjore ,qartesia vijimit politik ,qartesia e te drejtes se individit dhe kolektivit te drejtat ne menyre te barabarte jo me standarte ,nese rama deshiron te kuptojne dhe ndryshojne ,pendimi dhe ndryshimi ne cdo periull per dobi te perbashket eshte i pranueshem ,popullit nuk i intereson se me ke behen marrllenje zhvillimi popullit i intereson zhvillimi mundesit cilesia organizimi jetes uniteti vlerat ,dobit respektimi dinjitetit njerzore zhvillimi mendimit permes vlerave besimit drejtesia haku,dhe populli do ta kete ne unitet pas ,por kur leshohen gjith per te grabitur dhe vjellur e shitur nje popull ,vetem duke mashtruar ,keshtu me populli nuk ju pranon ne mezin e vet ,nuk kemi nevoje per hajdut mashtrues dhe poshtrues se keshtu po behemi masivisht te gjith ,tregoni qe jeni te drejte vyeshem dhe qe deshironi te ndryshoni ne dobi te popullit me drejtesi hak me veprim jo fjale ,filloni ,si fillim me pronat ,kthejuani pronat ishpronareve kjo eshte baza fillimit te zhvillimit te nje vendi prona nderi jeta ,,tek gjerat e shenjta qe ju i keni shembur,filloni ti rregulloni tu besojme ju nuk mund te bindeni dike me dy tre veprime spontane qe ju ndryshuat per te fituar besushmeri mbasi gjithcka u kuptua,nder vite

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *