• |
ide | kryesore

Kriss Jenner tregon kush është babai i fëmijës së Kylie-t

Paparazzi, Slider


Edhe pse emri i Travis Scott është në certifikatën e lindjes së vogëlushes Stormi dhe e pamë të shfaqet në videot e shtatzënisë së Kylie Jenner përsëri nuk kanë munguar zërat e dyshimeve se Tyga është babi i vërtetë i Stormit. Pavarësisht këtyre gojëve të liga ka qenë pikërisht Kris Jenner mamaja e Kylie-t e cila i ka dhënë fund thashethemeve që qarkulluan në internet që nga koha kur Kylie ishte shtatzënë. Duke folur në programin radiofonik të Kyle dhe Jackie O të dielën mamaja e Kylie Jenner i ka mohuar definitivisht zërat rreth mundësisë që Tyga të jetë babai i vërtete i Stormit. “Kur pashë zymtësinë e Tyga-s duke u bërë palë me zërat se ndoshta ai ishte babai i vërtetë, mendova oh Zot kjo çështje do të kthehet në një rëmujë të vërtete.

Ishte njësoj si ti referoheshe një screenshoti të fshirë me lajmin e shtatzënisë së Kylie-t ku Tyga komentone , Zot jo ai është fëmija im. Oh jo, jo, jo mendova kjo është thjesht një mënyrë e të bërit biznes në internet, të njëjta zhurma pas asgjë reale”, është shprehur Kris Jenner duke hedhur poshtë kështu përfundimisht dyshimet se Tyga mund të jetë babai i Stormit.


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *