• |
ide | kryesore

Vettingu, ky është gjyqtari i Kushtetueses që do të raportojë për shkeljet përpara komisionit të kualifikimit

Lajme, Të fundit

Fatos Lulo, është gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, që do të përballet i pari me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit për të dhënë sqarime ne lidhje me shkeljet që i janë konstatuar gjatë procesit të vettingut. Sipas njoftimit të këtij komisioni, seanca do të zhvillohet më datë 21 mars, ora 11:00 nga një trup gjykues i përbërë nga Genta Tafa, Brunilda Bekteshi, Etleda Çiftja. Fatos Lulo është një nga 63 gjyqtarët e parë që po i nënshtrohen procesit të vettingut, ndërsa shkeljet që janë konstatuar nuk bëhen ende të ditura. Dyshohet se ato kanë të bëjnë me pasurinë e deklaruar prej tij. Procesit të vettingut i shpëtoi ish kryeprokurori Adriatik Llalla, pasi refuzoi të ishte pjesë e sistemit të drejtësisë në përfundim të mandatit të tij. Po kështu u tërhoq nga sistemi edhe ish-anëtari i Gjykatës Kushtetuese Besnik Imeri.


©LAPSI.al 


1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu