• |
ide | kryesore

Britania merr mbështetjen e BE, 28 ministrat deklaratë kundër Moskës

Planet

Britania e Madhe ka arritur të sigurojë mbështetjen e vendeve të Bashkimit Europian, për të vënë përballë përgjegjësisë Moskën për helmimin e ish-spiunit rus, në Londër dy javë më parë.


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian e dënuan ashpër helmimin e Sergei Skripal dhe theksuan se e kanë marrë shumë seriozisht vlerësimin e Londrës se Rusia qëndron prapa sulmit.


“Bashkimi Evropian e merr seriozisht vlerësimin e Mbretërisë së Bashkuar se Federata Ruse, sipas të gjitha gjasave, është përgjegjëse. BE-ja shpreh solidaritet të pakufizuar me Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë përpjekjet e saj për t’i sjellë përgjegjësit e këtij krimi para drejtësisë”, thanë përmes një deklarate 28 ministrat e Jashtëm të BE-së.

Kremlini, në anën tjetër, përsëriti se Britania duhet të dëshmojë përfshirjen e Rusisë në helmimin e Skripalit dhe të vajzës së tij ose të kërkojë falje.

Britani dëboi 23 diplomatë rusë nga Londra, si përgjigje ndaj sulmit të supozuar rus ndaj ish-agjentit të tyre në Londër. Moska reagoi ashpër. Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov, njoftoi se do të marrë masa reciproke ndaj Londrës. 23 diplomatë britanikë pritet të dëbohen nga Rusia së shpejti.

©LAPSI.AL 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu