• |
ide | kryesore

‘Kasapi i Bosnjës’ apelon dënimin për genocid dhe krime lufte

Planet, Të fundit

Udhëheqësi ushtarak i forcave serbe gjatë luftës në Bosnjë dhe Hercegovinë, Ratko Mlladiq, ka apeluar kundër dënimit për gjenocid dhe krime lufte. Mlladiq, i njohur si “Kasapi i Bosnjës”, ishte dënuar në nëntor të vitit të kaluar nga Gjykata e Hagës me burgim të përjetshëm.


Gjykata kishte vërtetuar se ai ka pasur rol të rëndësishëm në “Ndërmarrjen e Përbashkët Kriminale” në Bosnje, raporton Klan Kosova.


Në korrik të vitit 1995, Mlladiq e kishte udhëhequr rrethimin e Srebrenicës, kurse kishte marrë pjesë edhe në sulmet terrorizuese ndaj qytetit të Sarajevës dhe burgosjet e ushtarëve të UNPROFOR-it. Pas 16 vjet të fshehjes në Bosnje dhe Serbi, ai u arrestua më 26 maj të vitit 2011, në Vojvodinë, kurse procesi gjyqësor ndaj tij filloi më 16 maj të vitit 2012.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu