Xhuljano Sollaku, vetëm 20 vjeç është i riu që mbeti i vrarë në orët e para të mëngjesit të së premtes, gjatë një tentative grabitje në një banesë në Fier, ku ai kishte shkuar për të vjedhur bashkë me 3 shokët e tij.
I riu është nga Elbasani dhe jetonte me gjyshen aty, pasi prindërit e tij jetojnë në Greqi. Ai ishte djali i vogël i familjes Sollaku, e cila ka edhe një vajzë të madhe, e martuar.
Në Elbasan i riu jetonte në një vilë dy katëshe me gjyshen dhe kishin edhe një lavazh pranë saj. Panorama raporton se babai i Xhulios, është person me precedent penal. Ai ka kryer një dënim po për grabitje, por jashtë Shqipërisë.