• |
ide | kryesore

Parashikimi/ Reshje shiu deri në fillim të prillit

Lajme, Të fundit

Reshjet e shiut do të na shoqërojnë deri në fillim të muajit prill. Sipas sinoptikanëve, pjesa më problematike ka kaluar. Parashikohet se pas datës 3 prill do të ketë ngritje të temperaturave.

“Pjesa më problematike ka kaluar, megjithatë, nuk presim të shohim paraverë deri nga data 3 Prill. Temperaturat do të kenë rritje, por vranësirat mbeten prezent të cilat do të sjellin reshje të përkohshme shiu dhe dëbora do të jetë prezentë” – shprehet Tanja Porja për TvKlan.


Ndërsa qëndra dhe jugu do të kenë reshje shiu, parashikimet flasin për ditë të ftohta në veri, ku reshjet e dëborës do të jenë prezent edhe për disa ditë.

Temperaturat do të zbresin 6 gradë nën zero përgjatë fundjavës ne vendet malore, ndërsa maksimumi i tyre pritet të shënohet në vendet e ulëta me 12 gradë Celsius.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu