• |
ide | kryesore

Shkodra vazhdon prej 19 ditësh e përmbytur, mijëra hektarë tokë janë nën ujë

Lajme, Të fundit

Situata e përmbytjeve në Shkodër vazhdon të mbetet e pandryshuar.  Ministria e Mbrojtjes informon se janë 4888 ha tokë të nën ujë në bashkinë e Shkodrës, ndërkohë që dje kjo  sipërfaqe ishte 5003 ha. Mësohet se niveli i ujit është ulur me 10- 15 cm.

“Deri më tani, 26 familje janë evakuuar, 2 mijë banorë janë lehtësuar me transportin e përditshëm. Janë evakuuar e po trajtohen me bazë ushqimore 2 500 krerë bagëti” informon sot ministria e Mbrojtjes.

Plot 600 efektive të Forcave të Armatosura janë angazhuar në Shkodër që prej 5 Marsit me forcimin e argjinaturave, shpërndarjen e ushqimeve dhe ardhjen në ndihmë të banorëve për evakuim por dhe lëvizje. Nga Rezervat e Shtetit janë shpërndarë pako ushqimore, shtretër, çadra, batanije e çizme për banorët në vështirësi.

Janë përforcuar 650 metra argjinaturë në Pentarë e Cas. Janë shpërndarë mbi 30 mijë kg ushqime e detergjentë, 23 mijë litra ujë e më shumë se 53 mijë kg koncentrat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu