• |
ide | kryesore

FOTO/ Vret veten i dashuri i aktores shqiptare, po ndiqej nga policia

Lajme, Të fundit



Aktorja shqiptare nga Maqedonia, Adea Shabani mbetet e zhdukur pa lënë gjurmë prej 23 shkurtit. Ajo kishte udhëtuar për në SHBA ku do të provonte të niste një karrierë të re, por gjërat nuk shkuan siç i kishte menduar. Pas zhdukjes së mistershme të saj familjarët pajtuan një zyrë detektivësh duke vënë edhe një shpërblim prej 25 mijë dollarësh për atë që jepte informacione për vendndodhjen e saj.

Megjithëse nuk ka asnjë të dhënë deri tani, mediat amerikane raportojnë një tjetër ngjarje të çuditshme. I dashuri i saj, aktori Christopher Spotz, 33 vjeç vrau vetën me armë pasi po ndiqej nga policia. Ai po udhëtonte me një makinë Tojota të vjedhur dhe nuk i ka ndaluar një patrulle policie. Një burim u tha medieve amerikane se ai ishte nën hetim edhe për zhdukjen e aktores 25-vjeçare. ©LAPSI.al

adea shabani1 adea shabani Adea Shabani was last seen Feb. 23. Image result for Adea Shabani Image result for Adea Shabani

Image result for Adea Shabani



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *