• |
ide | kryesore

Arrestohet në Vlorë 47-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje

Lajme



Policia e Vlorës arrestoi me qëllim ekstradimin një 47-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje me armë në Itali.

Në pranga u vendos Fatmir Halla, lindur dhe banues në Vlorë.

47-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Iterpol Roma pasi një gjykatë në Itali e ka dënuar me 7 vite burg për vrasje.

Interpol Tirana në bashkëpunim me Interpol Roma, po kryejnë të gjitha procedurat e nevojshme për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *