• |
ide | kryesore

Edhe Maqedonia, Spanja e Norvegjia dëbojnë diplomatë rusë

Lajme, Të fundit



Pas dëbimit masiv të diplomatëve rusë nga SHBA, një pjesë e vendeve të NATO-s dhe atyre të Bashkimit Europian, janë Maqedonia, Spanja dhe Norvergjia që ndërmarrin këtë veprim.

Mësohet se Spanja ka dëbuar dy diplomatë rusë, ndërsa Norvegjia dhe Maqedonia fqinje nga një diplomat.

Vendet janë solidarizuar me Mbretërinë e Bashkuar, e cila bën përgjegjëse Rusinë për helmimin me gaz nervor të një ish-spiuni rus, shtetas britanik, në Anglinë Jugore.

Shqipëria vendosi sot të dëbonte dy diplomatë rusë nga vendi në kuadër të kësaj lëvizjeje të Perëndimit ndaj Rusisë.

©LAPSI.AL



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *